Pushtimi i Ukrainës, 5 faktet që duhet të dini pas sulmit rus

schedule08:34 - 24 Shkurt, 2022

schedule 08:34 - 24 Shkurt, 2022

Nëse sapo po na bashkoheni, më poshtë ju sjellim 5 faktet që kanë ndodhur nga sulmi i Rusisë për të pushtuar Ukrainën.

Rusia ka filluar atë që Presidenti Vladimir Putin e ka quajtur një “operacion special ushtarak” në Donbas, duke i dhënë fund spekulimeve javësh rreth synimeve të Rusisë në Ukrainë.

Çfarë dihet deri tani:

  • Në një fjalim televiziv drejtuar popullit rus, Putin tha se operacioni synon “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës.
  • Sulme dhe shpërthime me raketa janë raportuar në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë Kievin dhe Kharkivin.
  • Ministri i Jashtëm i Ukrainës akuzoi Rusinë për fillimin e një lufte në shkallë të gjerë dhe iu lut OKB-së që “të bëjë gjithçka që është e mundur” për ta ndalur atë.
  • Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka dënuar sulmin dhe është zotuar të mbajë Rusinë përgjegjëse.

•Udhëheqësit nga Britania e Madhe, Bashkimi Evropian, OKB-ja dhe NATO-ja gjithashtu e kanë dënuar ashpër ofensivën ruse.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!