Presidenti amerikan Joe Biden ia bëri të qartë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se zgjidhja me dy shtete është e vetmja përgjigje për konfliktin izraelito-palestinez dhe se pushtimi i Rripit të Gazës do të ishte një “gabim i madh”.
Biden u tha gazetarëve se ai po bën gjithçka që mundet për të liruar pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza, por kjo nuk do të thotë se ai do të dërgojë ushtrinë amerikane.
Presidenti i SHBA-së u kishte thënë gazetarëve këtë javë se mesazhi i tij për pengjet është “duroni, ne po vijmë”, duke ngritur pikëpyetje se çfarë donte të thoshte më këtë.
Kur u pyet për të sqaruar atë koment, Biden u përgjigj: “Ajo që dua të them është se po bëj gjithçka që mundem për t’i liruar pengjet. Ne vijmë t’ju ndihmojmë, t’ju nxjerrim që andej. Nuk kam dashur të them që po dërgoj ushtrinë atje, nuk e kam fjalën për ushtrinë”.
Presidenti amerikan theksoi se po punon vazhdimisht për këtë çështje dhe se nuk do të ndalet derisa të lirohen pengjet, mes tyre edhe një fëmijë trevjeçar me nënshtetësi amerikane.
/abcnews.al