Edhe në Kukës reshjet kanë pushuar dhe situata nuk është përkeqësuar krahasuar me ditën e djeshme. Sipas sipas gazetarit Bujar Muçmata ekipet e emergjencave janë në terren për të hapur rrugët drejt Shishtavecit, Topojanit etj.
Në Rrugën e Kombit fadromat dhe borëpastrueset janë në aktivitet të plotë, por herë pas here shfaqen probleme. Policia është në gatishmëri dhe monitoron lëvizjen e mjeteve të cilat edhe bllokohen. Kritike është gjendja në fshatrat e thella, por nuk ka patur alarme për të sëmurë, apo ndonjë aksident. /abcnews.al