Pushimi i reshjeve të shiut, nis tërheqja e ujit në Ferras dhe Novoselë

schedule09:38 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 09:38 - 13 Dhjetor, 2021

Me pushimin e reshjeve të shiut, në Vjosë nga ana e Levanit ka rënë niveli i prurjeve. Sa i përket sipërfaqeve të tokave bujqësore që ndodhen ende nën ujë mësohet se niveli është në rënie.

Gjithashtu, në banesat të cilat deri në mbrëmje kanë qenë të bllokuara, ujërat janë larguar dhe pas ka mbetur vetëm balta.

Banorët e prekur nga përmbytjet janë strehuar tek të afërmit e tyre mbrëmjen e djeshme. Po ashtu, mësohet se edhe rruga nacionale Levan-Mifol  e cila dje ishte pakalueshme është tashmë në qarkullim.

Ndërkohë, niveli i lumit Vjosa ka shkuar në 6.3 metra dhe uji është tërhequr në pjesën e urës në Novoselë. /abcnews.al/