Pushimi i hetimeve për Valdrin Pjetrin, dorëhiqet gjyqtarja, shtyhet për herë të dytë seanca

schedule13:12 - 17 Nëntor, 2020

schedule 13:12 - 17 Nëntor, 2020

Ditën e sotme është shtyrë seanca për shqyrtimin e kërkesës për pushimin e hetimeve ndaj Valdrin Pjetrit.

Seanca u shty për herë të dytë pasi gjyqtarja që ishte në krye të kësaj çështje, Oltiona Goxha ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kërkesës dhe në vendin e saj është përzgjedhur gjyqtari Artan Gjermeni.

Valdrin Pjetri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 30 qershorit u mor i pandehur për falsifikim të formularëve, sipas hetimeve Pjetri nuk kishte deklaruar hetimin dhe dënimin në shtetin italian për probleme me lëndët narkotike.

Prokuroria vendosi të dërgoi për pushim çështjen në Gjykatë, me argumentin se vendimi i gjykatës italiane  ndalonte Valdrin Pjetrin ta deklaronte atë.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!