Pushimet u kthyen në një makth për një turiste të re. Sipas një raporti nga daily mail, një grua britanike dyshohet se u përdhunua në grup nga pesë persona këtë fundjavë në zonën turistike popullore të Ayia Napa në Qipro.
20-vjeçarja ka deklaruar të dielën para autoriteteve qipriote se është përdhunuar nga pesë burra në hotelin ku po qëndronte.
Policia ka arrestuar pesë izraelitë, tre prej të cilëve janë të moshës 19 dhe dy të moshës 20.
Pesë të dyshuarit pritet të dalin sot në gjykatën e Famagustës.
/abcnews.al