Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal prej 11 personash, mes të cilëve ishte edhe Erzen Breçani.
Konkretisht SPAK ka dërguar për gjykim ish-shefin Krimeve Dedan Gjonin, Eralbi Breçanin, Ismail Zenelin, Bujar Ajetin, Adrian Cenajn, Besmir Murtatin, Artan Sulejmanin, Albert Prengën, Bajram Grabovën e Jonida Babameton.
Nga ana e SPAK është bërë edhe dokumentimi i aktivitetit kriminal të kryer nga ky grup, duke filluar nga sekuestrimi i një sasie kokaine prej 446 kg në Holandë në vitin 2021, për të vijuar me sekuestrimin e 116 kg kokainë në Erwitte dhe 69 kg kokainë sekuestruar në Brazil po gjatë vitit 2021.
Por gjithashtu nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme është zbuluar edhe roli i Jonida Babametos, e cila ishte me detyre specialiste e ZQK Interpol Tiranë.
“ Jonida Babameto, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficere në Interpol Tirana, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK. Më tej është sqaruar edhe roli i saj që ka pasur në këtë grup të struktuaruar kriminal. Sipas SPAK Babameto i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane. Pra në këtë mënyrë personat që kanë patur probleme me ligjin në vendet e BE-së janë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, duke bërë që të marrin masa për t’iu shmangur ligjit.
Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete;
“Jonida Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane duke i dhënë mundësi këtyre personave që pasi të jenë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, të marrin masa për t’iu shmangur ligjit. Po ashtu të dhënat e shpërndara janë të dhëna sekrete, duke konsumuar kështu edhe veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimine SPAK.