Punonjësit nga Nepali, eksperti Muça: Shqipëria shihet si trampolinë për në vendet perëndimore

schedule12:21 - 27 Tetor, 2022

schedule 12:21 - 27 Tetor, 2022

Mungesat në tregun e punës shqiptar, ka bërë që shumë biznese, sidomos ato fasone të kërkojnë fuqi punëtore të huaj, kryesisht nga Nepali, Indonezia apo nisma e përfolur një vit më parë për punonjës nga Bangladeshi. Në lidhje direkte me ekspertin e punësimit Erjon Muça u diskutua në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri.

Mbi të gjitha u diskutua për ecurinë e këtyre nismave  dhe sesa të suksesshme kanë rezultuar ato, sidomos duke qenë që së shpejti 150 gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet me eksperiencë të ngjashme në vendet e tyre pritet të vijnë në Shqipëri.

Për ekspertin e punësimit Erjon Muça nuk mund të dalim me deklaratën që Shqipëri mungon forca punëtore, sepse një gjë e tillë do të thotë që çdo sipërmarrës të ketë bërë përpjekjet e veta për të përmirësuar infrastruktrurën dhe klimën e punonjësve, që ata të ndihen të kënaqur në vendet e tyre të punës dhe për të minimizuasr sadopak elementin e frustrimit të tyre në ambientet e punës.

Sipas tij ‘shumë punonjës trajtohen me pagë minimale, punojnë minimalist 40 orë në javë, dhe mbi 80 përqind nuk i japin pushim ditët e festave zyrtare’. Kështu që për ekspertin e punësimit Erjon Muça ajo që e karakterizon tregun e punës në Shqipëri është mungesa e standarteve dhe infrastruktura për trajtimin e punonjësve, kështu që shumë vende bosh në fasoneri, nuk preferohen nga punonjësit shqiptarë.

‘E shoh më tepër arsyen, është mungesa e preferencave dhe interesimit, si rrjedhojë e nivelit të pagës, kushteve dhe infrastrukturës së brendshme, në mosrespektimin e kontratës së punës, e elementeve që lidhen me mungesën e pushimeve, mbështetjes psiko-sociale’, tha Muça.

Mënyra e ardhjes së punonjësve të huaj është ndjekur kryesisht me anë të Iiniciativës personale e një subjekti, me agjenci ndërmjetësimi apo atëherë ku shoqata apo grupime të biznesve, me agjenci ndërkombëtare. Kohët e fundit është kërkuar edhe mbështetja apo garancia ambasadat respektive, që të ketë doza më shumë serioziteti, sepse këto punonjës e shikojnë Shqipërinë më shumë si trampolinë për të kaluar në vendet perëndimore.

Për ekspertin e punësimit Erjon Muça, zakonisht kontratat me punonjësit e huaj bëhen për 1 ose 2 vite. Ambasadat shërbejnë si garanci që këto punonjës do të respektojnë kontratat e punës.

‘Kjo është çështje individualiste, që përfshihet në kontratë me agjencinë e punësimit dhe punonjësit, aspekti leverdisë përballë nevojës së ngutshme është një raport i ekuilibruar që bizneset marrin dhe punonjës edhe me kosto më të larta, jo vetëm burokratike por edhe financiare, ka dhe pjesën administrative, deri sa të marrin vizën e punës, pastaj pjesa e strehimit dhe e ngrënies, por është e përfshirë në pagën mujore’, tha Muça.

Për ekspertin e punësimit, punonjësit e huaj shfaqin diferenca në kulturë dhe në formim, gjithashtu kanë edhe një standard jetese më të ulët se punonjësit shqiptarë.

‘Vijnë nga vende, që me 5 dollarë mund të punosh një javë. Raporti i mirëmenaxhimit të financave vetjake është shumë i mirë, priren të kursejnë jashtëzakonisht shumë’, tha Muça.

Por sipas tij, këto nisma deri tani kanë rezultuar të pasuksesshme kjo mënyrë, synojnë Europën dhe përdorin tranzit Shqipërinë, për tu larguar drejt Europës qoftë dhe ilegalisht, tha Muça.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!