Punonjësit harruan të mbyllni bibliotekën/ 450 njerëz shkojnë të lexojnë libra dhe nuk vjedhin asgjë

schedule15:27 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 15:27 - 4 Dhjetor, 2023

Në fillim të nëntorit, dikush harroi ta mbyllte një ditë bibliotekën në Goteborg dhe ndodhi diçka e papritur

Edhe pse në bibliotekë nuk kishte punonjës, shkruan Ambasada e Suedisë në Zagreb në profilin e saj në Facebook, sërish 450 vizitorë hynë dhe lexuan.

“Në bibliotekë, përkohësisht pa staf, vizitorët silleshin si zakonisht, duke lexuar gazeta, duke zgjedhur libra dhe duke punuar në kompjuter. Gjatë ditës u morën rreth 250 libra, të gjitha përmes sistemit elektronik të vetë-shërbimit. Asgjë nuk u vodh, as u shkatërrua apo u thye” , kanë shkruar ata në njoftimin e tyre.

Bibliotekarja Ann Karin Elf po kalonte pranë bibliotekës dhe vuri re se diçka po ndodhte në ndërtesë në një ditë jo pune. Ajo dhe eprorët e saj u shpjeguan njerëzve se biblioteka ishte e mbyllur dhe vizitorët u larguan të qetë nga ndërtesa.

Është absolutisht fantastike që qytetarët e Goteborgut hynë në një bibliotekë të zbrazët dhe e trajtuan atë me dashuri”, tha bibliotekarja për radion suedeze P4./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!