Punonjësit e Vatikanit që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19 rrezikojnë vendin e punës

schedule09:11 - 19 Shkurt, 2021

schedule 09:11 - 19 Shkurt, 2021

Vatikani u ka kërkuar punonjësve të vaksinohen në të kundërt do të humbasin vendin e punës.

Në një dekret të nënshkruar nga Kardinali Giuseppe Bertello, guvernatori i Shtetit të Vatikanit, thuhet se ata punonjës që refuzojnë të vaksinohen mund të humbasin punën.

Dekreti, i datës 8 shkurt, i referohet një ligji të Vatikanit  të miratuar në 2011 i cili thotë se punonjësit që refuzojnë t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore  do të kenë pasoja të ndryshme , duke përfshirë ndërprerjen e kontratës së punës”.

Dekreti argumenton se vaksinimi kundër Covid-19 është një “vendim i përgjegjshëm” pasi refuzimi i vaksinës  përbën një rrezik për të tjerët.

Papa Françesku, i cili është vaksinuar kundër Covid-19, ka folur publikisht në favor të vaksinimeve.

“Unë besoj se  të gjithë duhet të vaksinohen. Nuk është një opsion, është një zgjedhje etike sepse ju po luani bixhoz me shëndetin tuaj, me jetën tuaj, por gjithashtu jeni duke luajtur bixhoz me jetën e të tjerëve”, tha Papa në një intervistë me Canale 5 muajin e kaluar.

Vatikani filloi vaksinimin e punonjësve dhe familjeve të tyre në 13 janar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!