Punonjësit e hekurudhave në Itali paralajmërojnë grevë, ja problemet që mund të sjellë

schedule14:33 - 11 Tetor, 2024

schedule 14:33 - 11 Tetor, 2024

Sindikatat e punëtorëve të hekurudhave në Itali i kanë bërë thirrje anëtarëve të tyre në grevë gjatë fundjavës 12-13 tetor dhe mund të ketë ndërprerje të mëdha në trafikun hekurudhor, njoftoi kompania hekurudhore Ferovie dello Stato (FS).

Greva e sindikatës së hekurudhave do të zgjasë nga e shtuna në ora 21:00 deri të dielën në mbrëmje në të njëjtën kohë, shkruan Ansa.

Greva, deklaroi FS, “mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në trafikun hekurudhor dhe të çojë në anulimin e plotë ose të pjesshëm të trenave Freche (trenat me shpejtësi të lartë), trenat ndërqytetës dhe rajonalë Trenitalia”.

Efektet, sa i përket anulimeve dhe vonesave, mund të ndodhin edhe para dhe të vazhdojnë pas përfundimit të protestës sindikale.

Sindikatat kërkojnë rinovimin e marrëveshjes kolektive kombëtare, e cila është negociuar prej muajsh, dhe futjen e masave të sigurisë në punë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!