Punonjësit e hekurudhave gjermane në grevë, kërkojnë 3 mijë euro kompensim

schedule09:09 - 11 Mars, 2024

schedule 09:09 - 11 Mars, 2024

Shoqata Gjermane e Drejtuesve të Trenave (GDL) ka bërë thirrje sërish për grevë nga e marta në orën 02:00 deri të mërkurën në orën 02:00. Ata refuzuan një ftesë nga punëdhënësit për negociata.

Sipas njoftimit të sindikatës, në transportin e mallrave greva do të fillojë në orën 18:00 të së hënës dhe do të zgjasë gjithashtu 24 orë.

Kërkesa kryesore e punëtorëve të trenave është reduktimi i orarit të punës nga 38 në 35 orë në javë dhe kompensim deri në 3 mijë euro për shkak të inflacionit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!