Ambasada shqiptare në Athinë është mbyllur pasi një punonjës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ai kishte shfaqur shenja prej disa ditësh dhe pasi i është nënshtruar testit për Covid-19 ka rezultuar pozitiv.
Stafi i ambasadës do t’i nënshtrohet testit, ndërsa ditën e sotme ambientet e saj do të dezinfektohen./m.v. abcnews.al