Punonjësi i Gardës vret bashkëshorten 36-vjeçare

schedule08:20 - 12 Shkurt, 2019

schedule 08:20 - 12 Shkurt, 2019

Një tjetër krim në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Një 44 vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshortën e tij 36 vjeçare. Ngjarja e ndodhur në zonën e Alliasit bëhet akoma më e rëndë për shkak se autori i krimit në familje Alket Arapi mësohet se është efektiv i Gardës së Republikës dhe krimin e ka kryer me armën e punës.

Ende janë të paqarta shkaqet e vrasjes së 36 vjeçares, Ervilma Seferaj, por efektivë të komisariatit nr.4 në kryeqytet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të krimit, ndërkohë që policia dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme Administrative bënë arrestimin e autorit të krimit për vrasje për shkak të rrethanave familjare. Çifti nuk kishte shfaqur më herët probleme dhe të gjithë i njihnin si persona korrekte, të sjellshëm dhe besimtarë. Ata kishin një vajzë të mitur, e cila ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur krimi i rëndë në familje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!