Një konflikt për motive pronësie ka ndodhur këtë të dielë në Hamallaj të Durrësit. Mësohet se konflikti ka ndodhur për një rrugë në lagjen ‘Hidrivor Hamallaj’. Pjeter Kaçi, 80-vjeç kryefamiljari i familjes Kaçi ka qene duke kaluar dhe papritur i kandë dalë vëllezërit e familjes Nikolla duke i zënë rrugën. Martin Nikolla që është dhe punonjës garde e ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë duke qëlluar në ajër. 80-vjeçari ka shkuar në shtëpi dhe u ka treguar djemve se çfarë kishte ndodhur. Djemtë e tij janë pajisur me mjete të forta dhe leva hekur, edhe janë përplasur me vëllezërit e familjes Nikolla.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, tre anëtarët e një familjeje, me tre anëtarët e një familjeje tjetër, Alfred, Petrit, Arben, Martin Nikolla.
Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë./abcnews.al