Punonjësi i Bashkisë humbi jetën duke prerë pemët, arrestohet inxhinieri i pyjeve në Berat

schedule12:04 - 28 Gusht, 2020

schedule 12:04 - 28 Gusht, 2020

Policia në Berat ka vënë në pranga një inxhinier pyjesh në Berat pasi një punonjës i bashkisë humbi jetën pas një aksidenti në vendin e punës.

46-vjeçari Shkëlqim Metkaj ishte duke prerë pemë në anë të brigjeve të lumit Osum në momentin që u rrëzua dhe për pasojë humbi jetën.

Pasi dega e prerë u tërhoq nga vinçi, ai humbi kontrollin dhe është rrëzuar nga lartësia. Si duket, Metkaj nuk ka qenë i lidhur me litar apo mjete të tjera mbrojtëse dhe kjo i ka kushtuar jetën.

Lexo edhe: I pa siguruar me litar, bie nga pema e humb jetën punonjësi i bashkisë Berat

Tashmë në flagrancë është arrestuar 31-vjeçari K.B, banues në lagjen Uznovë.

Njoftohet se arrestimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat.

Njoftimi:

Berat

Nga Specialistët  e Seksionit  për  Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.B, 31 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, me detyrë Inxhinier pyjesh.

Arrestimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për puntorët si dhe nuk ka qënë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, i cili ndërrojë jetë.

Materialet u referuan  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!