Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Punonjësi gjen një nga merimangat më helmuese mes bananeve, mbyllet dyqani për tre ditë

schedule11:24 - 13 Gusht, 2023

schedule 11:24 - 13 Gusht, 2023

Një supermarket austriak rihapi dyert të premten pasi u mbyll për tre ditë për shkak të një merimange ekzotike të gjetur mes bananeve.

Një punonjës i një dyqani në qytetin austriak të Krems, që ndodhet afër Vjenës, u trondit kur pa një merimangë 10 centimetra të gjatë në një arkë me banane në fillim të turnit të tij të martën.

Përshkrimi i tij përputhej me merimangën endacake braziliane, një lloj i njohur në banane. Është një nga merimangat më helmuese në botë.



Dyqani u mbyll menjëherë dhe të gjitha bananet u hodhën tutje. Të gjitha ushqimet e tjera të freskëta u kontrolluan dhe dyqani u pastrua dhe dezinfektua tërësisht.

Pas një kërkimi tre-ditor që përfshinte punëtorë, zjarrfikës, ekspertë merimangash dhe pastrim, merimanga endacake nuk u gjet ende./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!