Punon për gjigantin e makinave, i riu shqiptar tregon se si u bë kryeinxhinier në Volvo

schedule08:05 - 25 Maj, 2022

schedule 08:05 - 25 Maj, 2022

Është vetëm 24 vjeç dhe ka arritur që të bëhet pjesë e një prej kompanive më të rëndësishme të makinave. Ndriqim Gojani jeton prej vitesh në Suedi. Ai tashmë punon në fabrikën e markës së njohur, “Volvo”. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi se si u bë pjesë e kompanisë.

I riu nga Gjakova tregoi se kishte qenë vetë kompania që e kishte kontaktuar përmes LinkedIn. Ai është kryeinxhinier dhe bashkë me ekipin e tij drejton projekte të ndryshme inovative. “Kur isha 16 vjeç nisi pasioni për automobilat dhe për zhvillim produkti. Më kontaktuan nga faqja e LinkedIn.

Më kontaktuan ata se kishin dëgjuar për mua. Puna ime është më shumë me zhvillimin e makinave. Kam punuar me zhvillimin e makinës, tani po punoj me airbag dhe me timonët.“, tregoi 24 vjeçari. Megjithatë, ai nuk i shpëtoi dhe pyetjes tipike. Sa e ka rrogën? Ai tregoi se rroga shkon mbi 3 mijë euro.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!