Ka nisur mes shumë emocionesh dhe surprizash mbrëmja e sotme në Dance Reality Show-n “T’ka mami yll”.
Menjëherë pas performancës së parë, konkurenti i skuadrës së kuqe, Enisi është surprizuar nga nëna e tij, e cila është ngjitur për herë të parë në skenën e spektaklit.
Ndryshe nga mamatë e tjera, ajo ka përfituar nga nata e Halloween dhe ka ardhur e maskuar pasi siç është zbuluar më herët, punon në SPAK dhe gjatë kësaj kohe është në procesin e vetingut. Si pasojë, e ka të pamundur të shfaqet publikisht.
Ky moment e ka emocionuar aq shumë Enisin e vogël sa ka filluar të qajë, duke prekur edhe zemrat e të gjithëve. l.k/abcnews.al