Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Keir Starmer tha se Task Forcat e të dyja vendeve kanë bërë proces të jashtëzakonshëm në uljen e emigrantëve të paligjshëm. Keir Stramer shtoi se në saj të bashkëpunimit është ulur numri i emigrantëve të paligjshëm dhe se synimi i dy vendeve është që të bëjë të sigurojnë një lidhje ndërkufitare të sigurt.
“Përgëzime, urime për fitoren zgjedhore këtë javë dhe në fakt është vërtetë gjë e madhe që jam këtu në Shqipëri për të hapur atë, që unë e shoh si kapitullin e radhës në marrëdhënien e fortë të dy vendeve tona, duke ofruar siguri dhe rritje këtu në Evropë, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar, por gjithashtu për mua, kjo është një mundësi për të parë nga afër se si po punojnë së bashku dy vendet tona për disa nga sfidat më madhore me të cilat ne përballemi.
Sot në mëngjes, siç e dini, unë vajta në Portin e Durrësit, ku pashë përpjekjet tona të përbashkëta për të goditur krimin kufitar, ndërkufitar pra, autoritetet ligjzbatuese të Shqipërisë dhe autoritetet ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar që punojnë krah për krah me njëri-tjetrin dhe siç e kam thënë dhe në dokumentin e parë për emigracionin që ne botuam ditën e hënë, kufijtë e sigurtë të vendit tonë janë qendrore dhe jetike për planin tonë të ndryshimit dhe njerëzit që duan dhe në fakt meritojnë një sistem emigracioni, që është i drejtë dhe që funksionon, jo vetëm për interesin tonë kombëtar, por edhe që rivendos kontrollin dhe logjikën në kufijtë tanë.
Prandaj ju jam mirënjohës ju, i nderuar Kryeministër, për mbështetjen tuaj dhe për udhëheqjen tuaj të guximshme për çështjet e emigracionit me të cilat përballet kontinenti ynë dhe ecuria jonë e përbashkët që ne kemi patur, pra progresi në uljen e numrit të gomoneve, ka qenë e konsiderueshme dhe ka qenë pra një ulje vërtetë e konsiderueshme dhe ky është një mesazh dhe shembull shumë i qartë i asaj që mund të arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën.
Ajo që thatë edhe ju, task-forca jonë e përbashkët, pra siç e theksuat, në fakt kanë përveshur mëngët, kanë ecur përpara, kanë punuar, se sa thjeshtë të shkruanin letra nga njëri shtet tek tjetri dhe ka funksionuar për të frenuar emigracionin e paligjshëm dhe ndërkohë kemi dhe marrëveshjen tonë të përbashkët për transferimin e personave të dënuar sepse ne dëshirojmë që pikërisht pra këta të dënuar, ta vuajnë dënimin këtu në Shqipëri, ndërkohë që kemi mbështetur të rinjtë që ta kryejnë dhe ta kenë jetën e tyre në Shqipëri”, tha kryeministri i Britanisë, Keir Starmer./abcnews.al

