Që prej orës 9.00 të paradites së sotme ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë p[ër 87 të arrestuar në kuadër të operacionit fati i lojërave, në Gjykatën e Tiranës.
Gazetarja Glidona Daci raportoi për abcnews.al se për zbulimin e këtij grupi janë përdorur agjentë të infiltruar të cilët kërkonin të vendosnin baste online për të zbuluar të gjithë skemën që ushtronin këta të ndaluar.
Po ashtu si prova kanë shërbyer edhe përgjimet, ku në një rast, ai shtetasit R.S i cili është kapur në përgjime ndërsa komunikon në telefon i shqetësuar me dikë që quhet Mondi, i cili thotë që nuk duhet të ndodhin arrestimet dhe nuk duhet lejuar sekuestrimi i telefonave, pasi kështu do të zbulohet skema e basteve online.
6 prej të arrestuarve mes tyre edhe Gramoz Murataj, kanë pretenduar se janë punonjës “Call Center” por ndërkohë asnjë prej tyre nuk njeh gjuhën italiane.
Shumica e të ndaluarve gjatë këtij operacioni janë administratorë lokalesh.
Policia e shtetit mbrëmjen e së premtes organizoi një operacion të gjerë në disa rrethe, ku arrestoi 115 persona dhe sekuestroi materiale që shërbenin për ofrimin e lojërave të fatit.
Ditën e djeshme iu dha masa e sigurisë për 30 të arrestuar ndërsa sot pritet të jepet masa e sigurisë për 87 persona të tjerë./abcnews.al