Punoi për vaksinën ruse, shkencëtari vdes pasi bie nga kati i 14-të

schedule11:05 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 11:05 - 21 Dhjetor, 2020

Një shkencëtar rus me lidhje të ngushta me Universitetin e Edinburgut, që po punon për një vaksinë Covid-19 është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta në Shën Petersburg.

Biologu Alexander ‘Sasha’ Kagansky, 45 vjeç i njohur për punën e tij në luftimin e kancerit, u raportua të ketë rënë nga një dritare e katit të 14-të të një ndërtese të lartë banimi.

Ai gjithashtu kishte një plagë me thikë në trupin e tij, sipas Moskovsky Komsomolets (MK). Komiteti rus i Hetimeve ka hapur një hetim për vrasje për vdekjen e Dr Kaganksy dhe një i dyshuar 45 vjeçar është ndaluar.

Dr Kagansky,  profesor asistent në Vladivostok ka punuar në Edinburg për 13 vjet deri në 2017. Ai ishte kohët e fundit Drejtor i Qendrës për Mjekësi Gjenomike dhe Rigjeneruese në Universitetin Federal Lindor të Rusisë në Vladivostok, ku vazhdoi bashkëpunimin kërkimor me universitetin skocez.

Mediat raportojnë se, akademiku kishte zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit dhe se vdiq në rrethana të çuditshme. Raporti nuk dha detaje të mëtejshme se në cilën prej një numri të vaksinave ndërkombëtare Covid-19 ai supozohej se kishte punuar. Sipas një raporti, policia beson se ka pasur një përleshje para se Kagansky të binte. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!