Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlorë, shembet objekti/ Pa leje në zonën e Lungomares, pritet ndërhyrja e IMT

schedule08:45 - 21 Gusht, 2025

schedule 08:45 - 21 Gusht, 2025

VLORË- Një tjetër objekt pritet të shembet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë këtë të enjte.

Objekti është që në orët e para të mëngjesit nga nga forcat e policisë dhe është vendos shiriti i sigurisë. Shembja e godinës nuk do të bëhet me shpërthim të kontrolluar, siç u krye disa ditë më parë me një tjetër objekt në brigjet e Vlorës, por nga mjetet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.

Ndërtesa ndodhet ne zonën e quajtur si “Kalaja” aty ku vijon puna për projektin e “Lungomare 3”.

Godina që është në ndërtim e sipër do të shërbente si hotel. Nga verifikimet e kryera rrezulton se objekti është ndërtuar jashtë lejes së ndërtimit sipas IKMT pronari nuk disponon dokumentacionin përkatës.

Janë tre kate ende të papërfunduara dhe një shtesë pranë objektit ekzistues që do te prishen nga aksioni i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Vlorë.

Ky është objekti i dytë që ndërhyhet në Vlorë ndërsa vetëm pak ditë më parë një tjetër objekt u shemb në zonën e Radhimës.

Ndërkohë, aksioni do të vijojë, në të gjithë zonën e bregdetit të Vlorës për verifikimen e ndërtimeve dhe nëse konstatohen mungesë të dokumentacionit sipas ligjit do të vijohet me shembjen e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!