Në Fushë-Peshtan të Beratit janë zbuluar vendbanime që dyshohet se i përkasin shekullit të gjashtë pas Krishtit. Ky sit arkeologjik i panjohur ka dalë gjatë punimeve të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline. Siti i zbuluar shtrihet mbi lumin Osum në zonën e ullishteve. Objektet janë të ndërtuara në formën e një qyteze të vogël. Faza më e hershme e tij fillon në shekullin gjashtë të erës sonë, në një kompleksitet jo vetëm strukturash ndërtimore, por edhe objektesh me karakter publik siç është objekti religjioz i kapelës apo kishës së antikitetit të vonë. Po në këtë sit është zbuluar edhe një objekt tjetër me natyrë publike, siç është banja që i përket një faze më të vonë. Ekspertët e arkeologjisë duken të interesuar për vleresimin e këtij zbulimi.
Punimet nga TAP në Berat
schedule12:37 - 22 Tetor, 2017
schedule 12:37 - 22 Tetor, 2017