Punimet në tunelin e Llogarasë ecin me ritëm të shpejtë, Balluku: Do të jetë arritje e madhe

schedule11:28 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 11:28 - 27 Dhjetor, 2022

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet në tunelin e Llogarasë.

Balluku tha se punimet kanë ecur mirë dhe se tashmë janë hapur 5.5 kilometra nga 6 që janë.

Zv/kryeministrja tha gjithashtu se tuneli do të jetë një shtysë e madhe për ekonominë në jug.

“Vepra ka të bëjë me infrastrukturën, ky është tuneli që ishte kthyer në një ëndërr për të gjithë shqiptarët, sidomos për investororët në jug, për vizitorët që e duan bregdetin e jugut. Qafa e Llogarasë ishte sfidë për drejtuesit.

Ky tunel do jetë një arritje e madhe për zhvillimin ekonomik të jugut të Shqipërisë, për lidhjen që do të bëhet me aeroportin e Vlorës. Këto vepra do ndihmojnë njëra-tjetrën”, tha Balluku. /abcnews.al