Punimet në Sinec, banorët e dy fshatrave përplasen mes tyre

schedule10:45 - 5 Gusht, 2021

schedule 10:45 - 5 Gusht, 2021

Këtë të enjte banorët e fshatit Vodë kanë protestuar për mungesë të ujit të pijshëm. Nga ana tjetër banorët në Lumas kanë protestuar kundër, duke mbështetur grevën e cila zhvillohet prej ditësh pasi kërkojnë pezullimin e punimeve në Sinec.

Lexo edhe: Në grevë kundër punimeve në Sinec, banori detyrohet të largohet: Doja të dilja i vdekur, s’më lanë shokët

“Ne jemi dakord që të gjitha fshatrat të marrim ujë , por jo në burimin e Sinecit. Ky burim është edhe zonë e mbrojtur. Nëse merret ky ujë e gjithë zona është e vdekur. Banorët e këtyre  fshatit Vodë mund të marrin ujë nga puset pranë ujit të ftohtë në Lumas”, kanë thënë banorët e fshatit Lumas.

Pas disa konfliktesh fizike policia ka shpërndarë protestuesit e të dy fshatrave duke vënë në kontroll situatën.

Kujtojmë se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore një prej grevistëve, është detyruar të largohet nga greva.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!