Punimet në burimin e Sinecit, PD: Dhuna ndaj qytetarëve duhet hetuar e ndëshkuar

schedule21:29 - 2 Gusht, 2021

schedule 21:29 - 2 Gusht, 2021

Partia Demokratike ka reaguar pas protestës së bërë ditën e sotme nga banorët për punimet që po bëhen në burimin natyror të Sinecit.

Në një postim në Facebook, Tomor Alizoti vë në dukje se edhe pse ka një vendim nga Administrata e Zonave të mbrojtura për të pezulluar punimet, policia po dhunon qytetarët që protestojnë.

PD kërkon që dhuna ndaj qytetarëve të hetohet dhe të ndëshkohet sa më parë.

“Është detyra e SPAK të tregojë se askush nuk është mbi ligjin dhe se forcat e rendit nuk mund të përdoren në shkelje të ligjit kundër qytetarëve,” shkruan Alizoti.

POSTIMI I TOMOR ALIZOTIT NË FACEBOOK

“Edhe pse ka një vendim nga Administrata e Zonave të mbrojtura për të pezulluar punimet pranë burimit natyror të Sinecit, policia dhunon qytetarët që protestojnë për zbatimin e vendimit të AdZM-së. Është e qartë për të gjithë se kjo polici nuk i shërben qytetarëve, por ortakëve të Ramës që shkelin në mënyrë flagrante ligjin dhe të drejtat e banorëve të zonës. Ky rast është një tjetër shembull i kapjes së shtetit nga ana e një regjimi të korruptuar deri në palcë, i cili punon kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Dhuna ndaj qytetarëve duhet hetuar dhe ndëshkuar një orë e më parë. Është detyra e SPAK të tregojë se askush nuk është mbi ligjin dhe se forcat e rendit nuk mund të përdoren në shkelje të ligjit kundër qytetarëve.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!