Në vijim të punës për zbatimin e projektit “Qendra e Monitorimit të Trafikut (200 km), Faza e parë”, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të kryhen punime për montimin e monitorëve të Sistemit të Informacionit të ndryshueshëm VMS (tabela elektonike), dhe do jenë të bllokuara në fasha të ndryshme oraresh disa akse rrugore.
Më datë 10 korrik, do të bllokohet aksi rrugor Baypass Fier, nga ora 03:00 deri në orën 05:00 do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër “Fier- Levan”, dhe më pas në aksin kryesor të Baypass Fier.
Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar prandaj do të menaxhohet trafiku sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.
Policia Rrugore i bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugën alternative, duke përdorur aksin rrugor “Fier-Levan”, gjatë orarit të punimeve.
/abcnews.al