Punëtorja që u rrëzua nga ashensori: Më rritën moshën që…

schedule16:27 - 10 Mars, 2019

schedule 16:27 - 10 Mars, 2019

Studentes Denada Beqaj i ka kushtuar shumë dëmtimi që pësoi gjatë orarit të punës, duke rënë nga ashensori në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Në pamundësi për të ndjekur provimet 18-vjeçarja, ka humbur vitin shkollor. Ajo thotë se ia rritën moshën me qëllim që mos prangoseshin si administratori ashtu edhe pronari i furrës së bukës.

Rreth 2 javë nga aksidenti, ku një një vajzë mbeti e dëmtuar pas rënies nga ashensori në zonën e “Don Boskos”, Denada Beqaj tregon tmerrin e përjetuar dhe manipulimet e bëra në drejtim të saj nga punëdhënësi dhe administratori i pallatit.

Gjatë një interviste për ABC News, e reja me origjinë nga qytetit i Ballshit pohon se ka humbur provimet sezonit dhe për rrjedhojë të gjithë vitin parë e universitetit, ku studion për Arkeologji.

Denada Beqaj: Për shkak se humba një pjesë të mirë të provimeve, ku unë nuk u paraqita në shkollë, e humba vitin tim shkollor, dhe për këtë arsye unë ngrita një padi civile në gjykatën e Tiranës. Gjithashtu dhe një kallëzim penal në prokurori kundrejt ish-pronarëve të mi.

Siç duket edhe nga njoftimi për shtyp i Policisë së Tiranës, i cili mban datën 25 Shkurt, Denada Beqaj ishte 24 vjeçe e jo 18 vjeçe sa është në të vërtetë. Sipas të dëmtuarës, e gjithë kjo u bë për shkak që pronari dhe përgjegjësi i ashensorit të shpëtonin nga prangosja.

Denada Beqaj: Pasi arrita në lartësinë 5-6 metra, momenti që duhet të zbrisja në dyqan, aty ashensori u këput dhe nga ai moment e pashë veten time poshtë të shtrirë dhe në bodrum. Kisha dhimbje të mesit, të këmbës, të krahut. Unë jam 18 vjeç, jo 24 vjeç ashtu siç ishte thënë për qëllime të shefit apo administratorit që ata t’i shpëtonin ndjekjes penale. Ky ishte qëllimi i tyre dhe mosha ime u bë 24 vjeçe.

Denada tregon kushtet e vështira që përballej çdo ditë, ajo dhe punëtoret e tjera duke rrezikuar disa herë edhe jetën.

Denada Beqaj:“Ti nuk duhet të dëshmosh kundra nesh. Ti duhet të thuash që ai ishte një ashensor bukësh. Punonjësit ndaloheshin të hpnin aty, ndërkohë që kjo nuk ishte e vërtetë sepse ata vetë e dinin që ne hipnim aty çdo ditë, madje dhe vetë ajo shefja hipte në atë ashensor lart dhe poshtë që shikonte si ecte puna, poshtë në bodrum ku bëheshin bukët”.

Rasti i Denadës nuk është i vetmi në Tiranë. Gjatë vitit 2018 u shënuan 1100 raste të bllokimi në ashensor, duke krijuar frikë dhe panik te qytetarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!