Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kërkojnë rritje të pagave

schedule12:18 - 28 Prill, 2023

schedule 12:18 - 28 Prill, 2023

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) protestuan më 28 prill në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, e arsyetoi kërkesën e rritjes së pagave me rritjen e inflacionit muajve të fundit në Kosovë, shkruan REL.

Sipas të dhënave zyrtare, në muajin mars inflacioni arriti në 7.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Llumnica tha se bordi i kësaj korporate nuk po i shqyrton kërkesat e punëtorëve.

“Në një kompani ku menaxhmenti thotë se kemi 107 milionë euro fitim. Por, çfarë është fitimi më i madh sesa të kesh fuqi punëtore, pse nuk po vlerësohet punëtori? A ka më turp që një kompani e fuqishme, me qindra miliona euro të hyra, që të kenë një shujtë të ushqimit prej 1.74 euro”, tha Llumnica.

Më 16 mars, punëtorët e KEK-ut po ashtu kishin protestuar me kërkesën për rritjen e pagave. KEK-u numëron 3.200 punëtorë, të cilët marrin rrogë bazë mesatare prej 627 eurosh.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!