Punëtorët e ARMO-s në Vlorë vijojnë protestat për pagat

schedule13:18 - 30 Dhjetor, 2017

schedule 13:18 - 30 Dhjetor, 2017

Mbi 30 punonjës të degës së ARMO-s në Vlorë protestuan sërish ditën e sotme. Ata thonë se kanë  27 muaj pa marrë rrogat.

Prej qershorit të vitit 2015 edhe pse vijojnë rregullisht punën në degën e kompanisë në Vlorë punëtoret nuk janë paguar.

Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës së tyre deri në bllokimin e rrugëve dhe mjeteve lundruese të kompanisë që ankorohen në portin e Vlorës.

Punëtorët deklarojnë se janë mashtruar disa ditë më parë për pagat ndaj kërkojnë zgjidhje për situatën e krijuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!