Punëtorë nga Bangladeshi, Meta: Do mjaftonte një fshat i Indisë për të shpopulluar Shqipërinë

schedule10:41 - 2 Prill, 2021

schedule 10:41 - 2 Prill, 2021

Kreu i Shtetit Ilir Meta nga ceremonia për 30 vjetorin e martirëve të demokracisë është  shprehur se vota e 25 prillit duhet të përdoret për të ndaluar largimin e shqiptarëve.

Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili u shpreh se në vend të shqiptarëve mund të merren edhe punëtorë nga Bangladeshi, ku thekson se për të shpopulluar vendin tonë do të mjaftonte një fshat i Indisë.

“Unë kam këtu ti bëj të qartë çdo qytetari se ai është zoti i vendit të tij dhe kjo gjë materializohet me votën e tij. Pamundësia për të votuar na solli atje ku e dimë të gjithë. Tani kemi një mundësi të jashtëzakonshme, kemi votën tonë dhe fuqinë e kësaj vote dhe ta përdorim për të mbrojtur të ardhmen tonë, për të mos lejuar më shpopullimin e Shqipërisë, për ti zëvendësuar ata me qytetarë nga vendet të tjera. Se do të mjaftonte një fshat i Indisë për të shpopulluar gjithë Shqipërinë”, ka thënë Meta.

Ndër të tjera, Kreu i Shteti tha se vendi është në një udhëkryq, por u shpreh i bindur se në 25 prill do t’ia dalë me sukses./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!