Punësuan 100 gra në sera me kanabis/ Gjykata e Posaçme lë në burg 6 të arrestuarit në Kutalli

schedule12:03 - 27 Prill, 2024

schedule 12:03 - 27 Prill, 2024

Gjykata e Posaçme ka lënë të shtunën në burg 6 të arrestuarit për sa I përket kultivimit të kanabisit në 4 sera në Berat, gjatë vitit 2022.

Pavarësisht pretendimeve për të kërkuar masë me të lehtë sigurie, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK, duke dhënë masën e “arrestit me burg” për Sadetin Hasajn, Lulëzim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapin dhe Adiol Çiflikun.

Arrestimi i këtyre personave u bë me 24 prill nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërsa 3 janë ende në kërkim pasi nuk janë mundur të gjenden.

Sipas SPAK, i arrestuari Sadetin Hasaj banues në Koplik Malësi e Madhe shfaqet “si organizator I grupit kriminal, I cili kishte siguruar lidhje në Berat për ngritjen e 4 serave me kanabis.

I arrestuari  Arben Vrapi banues në Berat ka pasur rolin e organizuesit në parcelat e kanabisit, ku u mbollën lëndët narkotike. Po ashtu ai ka vënë në dispozicion të grupit kriminal edhe serat që kishte në Berat.

Mustaf Manej banues në Gruemirë, Malësi e Madhe bashkëvepronte për sigurimin e lëvizjes së 97 gavre që ishin rekrutuar për të punuar në serat me kanabis.

I arrestuari Lulezim Bushataj banues në Demiraj, Malësi e Madhe  kishte rolin e tranpsortuesit me furgon të punëtoreve në serat e kanabisit në Berat.

Të njëjtat aktivitete kryenin edhe të arrestuarit Suad Smakaj banues në Demiraj, Malësi e Madhe dhe Adiol Çifliku banues në Kuçovë të Beratit.

Operacioni për shkatërrimin e serave me kanabis u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej afro 900  kg kanabis si dhe u arrestuan 11 persona.  Në atë kohë u ndërmorën masa disiplinore si largim nga detyra të dhjetra punonjësve të policisë së Beratit.

Nga ana tjetër SPAK po vijon hetimet, lidhur me këtë procedim penal./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!