Eksperti për Çështjet e punësimit, Erjon Muça këtë të enjte në një lidhe direkte për “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me punësimin sezonal në vendin tonë.
Muça është shprehur se është vetë sipërmarrësi tani që kërkon shumë punonjës sezonal dhe sipas ekspertit është sërish dora e tij që mund ta ndihmojë në këtë gjendje të vështirë në të cilën ajo ndodhet.
Gjithashtu ai ka theksuar se paga e lartë është një mundësi shumë e mirë për të mbajtur dhe tërhequr sa më shumë punëtorë sezonal.
“Unë e kam parë me shumë interes jo vetëm rritjen e turistëve por edhe mënyrën sesi do të menaxhohet nga sektori i turizmit në lidhje me menaxhimin e fluksit dhe ruajtjen e cilësisë. Punonjësit sezonal në vendin tonë kanë munguar gjithmonë por e rëndësishme është mënyra sesi do të menaxhohet dhe roli i sipërmarrësve për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme me ato që ka apo kompetitiv mbi joshjen e punonjësve. Rëndësi në këtë situatë ka sipërmarrësi, si i paguan, si I punëson sa përpiqet që ta shtrijë në kohë kontratën e punës, si i strehon e me radhë. Nëse ka mundësi për punonjës të kualifikuar të japë mundësi pagese për të gjithë vitin këto janë disa kushte që ndihmojnë këtë sektor. Një nivel i kënaqshëm page ka një rëndësi të madhe në këtë drejtim dhe në nivelin që është rritur në përgjithësi .
Punonjësit sezonal janë ato që nisur nga niveli i pagës që marrin në qytetin e lindjes, në krahasim me atë që marrin gjatë sezonit veror bën që shumë të kthehen në qytetet e tyre duke u përpjekur që të paguhen shumë më pak sesa kan fituar në sezonin turistik. Ajo që ndikon sadopak në cilënë e kësaj është fakti që këta punonjës përpiqen maksimalisht duke fituar shumë në funksion të një fitimi të lartë”, ka thënë ndër të tjera eskperti./abcnews.al