Punë vetëm 4 ditë të javës, ideja e Zelandës së Re për të rimëkëmbur turizmin pas Covid-19

schedule15:26 - 20 Maj, 2020

schedule 15:26 - 20 Maj, 2020

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka propozuar që njerëzit në vend të punojnë katër ditë në javë, në përpjekje për të ndihmuar turizmin nga pasojat e ekonomisë.

Ardern ishte në përfundim të një udhëtimi në Rotorua në momentin kur vendosi që të bënte një “live” në Facebook për të komunikuar me qytetarët.

Ajo u shpreh se kishte vizituar North Island për të folur me këshillin lokal dhe operatorët turistikë lidhur me impaktin që pati Covid-19 dhe çfarë mund të bëhet në vazhdim.

Kryeministrja u shpreh se u hodhën për diskutim një numër idesh për të ndihmuar qytetarët e vendit gjatë pandemisë dhe të shfrytëzohet sa më shumë turizmi lokal. Më tej ajo përmendi që njerëzit kanë sygjeruar që do të ishte mirë sikur të kishin pak më shumë kohë për të udhëtuar.

“Kam dëgjuar shumë njerëz që sygjerojnë që të kemi 4 ditë pune në javë. Kjo në të vërtetë mbetet mes punonjësve dhe punëdhënësve,” shton Jacinda Ardern.

Ardern shtoi se do t’i inkurajojë punonjësit që ta mendojnë si opsion nëse kanë mundësinë për ta bërë. /abcnews.al/