Emigracioni “digjital”. Të rinjtë shqiptarë punojnë për kompani britanike

schedule15:33 - 26 Prill, 2023

schedule 15:33 - 26 Prill, 2023

Ky është Redjan Ibra i cili jetoi për 13 vite në Britaninë e Madhe, ndërsa sot jeton e punon në Shqipëri. Redjani ka gjetur ekulibrin, jeton në vendin e tij të lindjes, dhe ofron shërbime për kompanitë e huaj britanike.

“Puna jonë funksionon duke ofruar shërbime zhvillimi software, konsulencë, dizenjim, implementim etj, përgjithësisht klientëve të huaj në Mbretërinë e Bashkuar.”

Njëlloj si Redjani janë dhe 20 vajza e djem të rinj, të gjithë të kënaqur me pagat.

“Po mundohemi të sjellim të njëjtën frymë dhe të njëjtin model operimi ne Shqipëri, pa pasur nevojë për të shkuar në Angli. Për tregun shqiptar unë mendoj se jemi goxha kompetitivë, deri në nivelin që unë mendoj të rinjtë, të paktën nga ana financiare të mos kenë nevojë të largohen nga Tirana.”

Redjani thotë se të rinjtë shqiptarë janë të talentuar.

“Rinia shqiptare pavarësisht mungesave që ka nga sistemi edukativ, ka një dëshirë tjetër, është dëshira për të mësuar dhe për t’u rritur. Ka një energji të mirë dhe pozitive. Puna në ekip ka shumë rëndësi për ne.”

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve në Tiranë po mbahet panairi i punës. Ku sipërmarrjet e huaja dhe vendase po ofrojnë mundësi të mira punësimi dhe me paga të kenaqshme. “Ne kërkojmë edhe punonjës edhe studentë. U ofrojmë dhe studentëve më shumë mundësi për t’u zhvilluar nga pjesa e financës. Paga është bazuar te tregu.”

“Ne ofrojmë disa pozicione pune për restorantet tona. Ofrohet një pagesë shumë e mire, duke përfshirë edhe bonuse. Të të njëjtën kohë kemi dy ditë pushimi në javë. “Kërkojmë specialistë të burimeve njerëzore, inxhinierë elektriçistë. Ka pasur interes, më tepër nga studentët që kërkojnë mundësi praktike dhe me idenë për t’u punësuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!