“Punë më të paguara”, ambasadorja e BE: Arsimi në Shqipëri t’i japë individëve aftësitë e duhura, kemi dhënë 100 mln Euro

schedule11:23 - 12 Shtator, 2022

schedule 11:23 - 12 Shtator, 2022

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, ishte pranishme në Kongresin e Armimit të zhvilluar ditën e sotme. Ambasadorja foli për arsim cilësor në Shqipëri dhe deklaroi se ky tranzicion do të jetë në fokus të Bashkimit Evropian. Sipas saj, kjo do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE do do t’i japë mundësi të rinjve të kenë punë dhe paga më të mira.

Hohmann: Kur flasim për Shqipërinë flasim për atë si vend brenda BE. Me këtë gjë që sapo ka filluar do të kemi mundësi shumë të mëdha për Shqipërinë. Kjo do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE.

Për ju do të thotë punë më të mira dhe të paguara më mirë. Ne të gjithë e dimë që anëtarësimi në BE nuk ka për të ndodhur sot për nesër. Këta fëmijë, të rinj varen te shkollat e tyre në mënyrë që shkollat t’i japin instrumentet e duhura për tu përgatitur në jetë. Anëtarësimi në BE do të thotë edhe një fokus gjithnjë e më shumë te ekonomia e gjelbër dhe digjitale. Ky tranzicion do të sjellë më shumë vëmendje pune dhe do të jetë në qendër të politikave tona. Arsimi në Shqipëri duhet t’i japë individëve aftësitë e duhura, të specializuara dhe njohuritë për të gjitha gjuhët e ndryshme.

https://youtu.be/f0UUJRUOcCw

Shqipëria duhet të përdorë gjithçka që vjen nga jashtë dhe të shfrytëzojë potencialin që ka nga brenda. Të krijohen udhëheqës të bizneseve jo vetëm për të krijuar ende pune por edhe për t’i bindur shqiptarët se e ardhmja e tyre është në Shqipëri dhe jo jashtë vendit.

Arsimi do të thotë gjithëpërfshirje. Të gjithë shqiptarëve u duhet dhënë kjo mundësi.  Duke ndihmuar qytetarët e vet Shqipëria shtron rrugën për një shoqëri më të begatë. Ne kemi dhënë më shumë se 100 milion euro në mënyrë që këto çështje të bëhen realitet./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!