Presidenti i vendit, Ilir Meta këtë të mërkurë ka falenderuar në mënyrë të veçantë të gjithë gazetarët në vend, të cilët në këtë kohë të vështirë pandemie vijojnë të qëndrojnë në krye të detyrës.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ata po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë.
Ndërkohë krahas postimit ai ka publikua një foto te reporterëve me maska e doreza.
“Punë heroike e atdhetare në shërbim të informimit publik”, Presidenti Meta ka një mesazh falenderimi për gazetarët
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2874875982558656/?type=3&theater
Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë! ?
Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!/abcnews.al