Real Madridi fitoi 2-1 derbin ndaj Atleticos dhe njërin prej golave e shënoi uruguaiani.
“Punën e mbarë, idiot!”, i tha Federico Valverde Mario Hermoso-s, pasi ai mori një karton të kuq në minutat e fundit të derbit të Madridit.
Mbrojtësi i Atletico shtyu Dani Ceballos në zonë kur skuadra e tij po godiste nga këndi, mori kartonin e dytë të verdhë dhe ia hoqi mundësinë ekipit të tij për të barazuar, shkruan abcnews.al.
Pas ndeshjes, Dani Carvajal tha se ky episod e ndihmoi shumë Real Madridin për të mbajtur avantazhin, pasi zgjidhja e konfliktit çoi në humbjen e shumë kohëve. G.D. /abcnews.al/