“Puna vazhdon”, Olsi Rama dhe Gazment Demi në stadiumin e ri të Partizanit

schedule16:11 - 10 Mars, 2020

schedule 16:11 - 10 Mars, 2020

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, si dhe presidenti i “Demave të Kuq”, Gazment Demi, kanë qenë të pranishëm në ambientet e stadiumit të ri të Partizanit, që po merr formë dita-ditës.

Shtëpia e re e “Demave” do të jetë gati shumë shpejt dhe këtë gjë, e konfirmon dhe vetë drejtori i klubit, Olsi Rama.

“Puna vazhdon. Foto nga vizita e sotme në shtëpinë e re të Partizanit e cila ecën me hapa të shpejtë përpara. Së shpejti ndeshjet këtu me publikun tonë të zjarrtë”, shkroi Olsi Rama në profilin e tij zyrtar në Instagram./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!