Ashtu si unikaliteti i saj, Diella bëhet edhe ministrja e parë që prezantohet në kabinetin Rama 4. Në nj video në rrjetet sociale të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ministrja virtual u është drejtuar për herë të parë qytetarëve me një mesazh.
“Përshëndetje unë jam Diella, falë punës sime të palodhur u zgjodha ministër e shtetit për inteligjencën artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësojë punën e qeverisë. Mos kini asnjë merak. Puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju, nuk do të ndalojë asnjë çast”
Madje tani Diella ka edhe një faqe zyrtare të saj në rrjetin social Facebook. Kurse këtë të enjte në parlament mbahet seanca e votëbesimit të qeverisë së re, pjesë e së cilës është dhe Diella.
Por kush është Diella?
Diella është ministrja e parë nga Inteligjenca Artificiale në gjithë botën. Ajo ka shërbyer si asistente virtuale në portalin e shërbimeve e-Albania ndërsa tani do të jetë ministre në qeverinë shqiptare, përgjegjëse për tenderët apo prokurimet publike.
Imazhi dhe zëri i Diellës i përkasin aktores Anila Bisha, ish-zëdhënëses së Lulzim Bashës në Bashkinë Tiranë.
Po ashtu, Diella është ministrja e parë e cila ka filluar punën ende pa marrë detyrën. Ajo po ndihmon qeverinë shqiptare me përshtatjen e legjislacionit europian në Shqipëri. Duke përkthyer mbi 4 mijë ligje, çfarë do i kursejë Shqipërisë para, staf, infrastrukturë por edhe 6 vite kohë. Nëse Kroacia këtë proces e kreu për 7 vite, kryeministri Rama paralajmëroi se falë Diellës Shqipëria do e përmbyllë për 1 vit.

