Puna e sindikatave/ Subashi: Një arritje e jona është heqja e pagës në zarf në fasoneri

schedule20:48 - 2 Maj, 2025

schedule 20:48 - 2 Maj, 2025

Anisa Subashi nga Konfederata e Administratës Publike thotë se nga puna e sindikatave ka rezultate konkrete.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Subashi u shpreh se një arritje është heqja e pagës në zarf në fasoneri, që i kthehej pronarit.

“Kemi pasur raste që edhe kemi propozuar. Rezultate konkrete ka. Në 2018 kemi bërë një studim, paga minimale duhej të rritej. Ne thonim, atë vit bëmë studim një vjeçar, duke propozuar që është e mundur të rritej paga minimale dhe të shklonte 280 mijë lekë të vjetra. Kemi edhe një arritje tjetër. Të jemi të ndërgjegjshëm, nuk kemi kohë të bëjmë teatër. Flasim për gjërat që kemi arritur. Paga pothuajse është hequr paga në zarf në fasoneri, që kthehej. Kjo duhet rregulluar nga shteti shqiptar. Te paga me normë duhet të cilësohet që nuk duhet të jetë më pak se paga minimale. E bëmë problem aq të madh sa ministrja në atë kohë, tha se do të punojmë fort për pagën e kthimit në zarf. Kjo ka qenë punë e konfederatës së sindikatave të Shqipërisë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!