Pasi siguruan shërbimet e “gardianit” të portës, Marco Sportiello dhe mesfushorit anglez të Chelsea, Ruben Loftus-Cheek, “kuqezinjtë” e Milan tashmë kërkojnë të sjellin në “San Siro” një tjetër lojtar të “bluve” e më konkretisht anësorin e sulmit, Christian Pulisic.
“Ylli” amerikan i sulmit është i gatshëm të pranojë një ulje page për hir të “minutave” në Milano, teksa aktualisht paguhet 4 milionë euro në vit dhe tashmë sipas mediave italiane raportohet se është arritur një marrëveshje mes “kuqezinjve” dhe lojtarit.
Në anën tjeter, negociatat mes klubeve tashmë kanë nisur, por me një “problem”. Milan kërkon të shpenzojë vetëm 15 milionë euro për 24-vjeçarin, ndërsa Chelsea nuk pranojnë më pak se 20 milionë euro për kartonin e tij.
Ndërkaq, kujtjomë se, sezoni që sapo lamë pas, Pulisic nuk ishte në formën e tij më të mirë, teksa në 30 përballjet e zhvilluara për “londinezët” e Chelsea në të gjitha kompeticionet arriti të shënojë vetëm 1 gol e të dhurojë 2 asistime. /i.m /abcnews.al