Pulisiç, Abraham dhe Hudson-Odoi, Lampard i thur elozhe të gjithëve

schedule17:46 - 6 Tetor, 2019

schedule 17:46 - 6 Tetor, 2019

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, tha pas fitores 1-4 kundër Southampton se ekipi i tij duhet të bënte më shumë. Për “BBC Sport”, tekniku i Bluve të Londrës tha:

“E nisëm ndeshjen shumë mirë, goli erdhi në momentin e duhur. Pas golit të parë, ishim më të qetë. Gabuam disi te rasti i golit të tyre, por e kontrolluam ndeshjen dhe shënuan katër gola. Po shënojmë, diçka shumë e mirë, sidomos jashtë fushës tonë. Kemi lojtarë të rinj, të uritur”.

“Willian ishte i jashtëzakonshëm, ndihmoi shumë lojtarët e rinj. Është një lider i heshtur. Gjithsesi, nuk duhet të fluturojmë, të qëndrojmë me këmbë në tokë. Në momentin që qetësohemi më shumë seç duhet, gjithçka na ikën nga duart. Të jemi të fokusuar dhe të përmirësohemi. Mund të bënim edhe më shumë”.

“Hudson-Odoi është një talent i rrallë. Bëri një ndeshje shumë të mirë. Kemi shumë lojtarë që luajnë në atë rol. Pulisiç dhe Odoi janë dy armë të forta për ne. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”, përfundoi Lampard./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!