Bashkia Pukë është në proces rikualifikimi urban. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut, inspektoi punimet për rigjenerimin e shëtitores Qendrore, e parashikuar të përfundojë brenda Qershorit të këtij viti.
Fasadat do të rikonstruktohen, një shëtitore do të ndërtohet përreth liqenit, kënd lojërash për fëmijë dhe një amfiteatër. Të gjitha këto janë pjesë e rikualifikimit urban të qytetit të Pukës. Në fund të Qershorit do të nisë rigjallëirimi i jetës në Pukë, tha Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë inspektimit të punimeve.
Ditmir Bushati: “Puka çdo ditë po ndryshon. Sistemi i rikualifikimit të banesave, pedonalja dhe projekti i liqenit, do t’i japin një tjetër frymëmarrje Pukës. Besoj që ne do të kemi të tjera projekte sëbashku”.
Për kryetarin e Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj, investimi do të sjellë dhe rritjen e turizmit në këtë zonë.
Projekti për Bashkinë Pukë është ndarë në dy faza. Ka përfunduar faza e parë e cila ka kryer ndërtimin e pedonales së qytetit, cative të ndërtesave, ndricimin dhe rivitalizimin e hapsirave të gjelbra dhe ndërtimin e shatërvanit në sheshin e qytetit.
Pas gati 30 vitesh po investohet në Pukë, për t’i dhënë një fizionomi tjetër këtij qyteti, për ta bërë më tërheqës për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agroturizmit./abcnews.al