I rikthyer në Bruksel pas tërheqjes së mandatit europian të arrestit, ish-presidenti i Katalonjës Puidgemont premtoi betejë deri në shpalljen e pavarësisë së Katalonjës. Puidgemont tashmë mund të lëvizë lirisht, por nëse do të kthehej në territorin spanjoll ai do të arrestohej.
Beteja për pavarësinë e popullit katalanas do të rifillojë nga Brukseli. Kështu premton ish-presidenti i Katalonjës, tashmë në ekzil, Puidgemont i cili është rikthyet në Belgjikë. Sapo mëbrriti ai u takua me delegacionin e Katalonjës në Bashkimin europian mes të cilëve dhe presidentin aktual katalanas Tora si dhe ish-ministrat e tjerë në ekzil.
I frymëzuar dhe për faktin se Spanja vendosi të tërheqë mandatin europian për arrestimin e tij, Puidgemont premtoi se ky nuk është fundi i udhëtimit, por që nga Brukseli ai do të vazhdonte udhëtimin në Europë.
“Do të shkoj në çdo cep të kontinentit për të mbërojtur çështjen e drejtë të popullit katalanas, për demokracinë, lirinë dhe vetëvendosjen,” shtoi ai.
Presidenti aktual Tora theksoi domosdoshmërinë për të mbajtur hapur dialogun me Madridin, një dialog që ka shënuar kthesë pas takimit me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez. Si pasojë e vendimit të Madridit për të tërhequr mandatin e arrestit, Puidgemont tashmë mund të lëvizë lirisht, por nëse do të kthehej në territorin spanjoll, ai do të arrestohej dhe do të akuzohej për krime të ndryshme përfshirë dhe atë të rebelimit./abcnews.al