Miss Papua Guinea e Re, Lucy Maino ka humbur kurorën pasi ndau një video të saj duke bërë twerk në ‘Tik Tok’. Ndërsa kritikët thonë se incidenti zbulon një kulturë të thellë të mizogjinisë në vend.
25-vjeçarja, e cila ka shërbyer gjithashtu si kapitene e ekipit të futbollit të grave në Papua Guinea e Re, u përball me ngacmime të mëdha në internet pasi ajo ndau një video të saj duke bërë tëerk në aplikacionin për ndarjen e videos ‘Tik Tok’.
Sipas kritikëve, nuk ishte e përshtatshme për një modele të ndante një video të saj duke kërcyer në këtë mënyrë.
Video u shkarkua nga llogaria e saj private dhe u shpërnda në platformat e rrjeteve sociale dhe YouTube, ku mijëra njerëz u grumbulluan për të kritikuar Mainon.
Pas kësaj situate të krijuar, asaj ju hoq tituli nga komiteti Miss Pacific Islands Pageant PNG (MPIP PNG).
“Qëllimi ynë kryesor është fuqizimi i grave. Ne jemi një platformë unike në stilin e konkursit që promovon trashëgiminë kulturore, vlerat tradicionale dhe ndarjen përmes turizmit për vendin dhe njerëzit tanë. MPIP PNG promovon virtytet e besimit, vetëvlerësimit, integritetit dhe shërbimit të komunitetit me një fokus paralel në arsim”, tha komiteti në një deklaratë./abcnews.al