Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Publikoi videot intime të një vajze në rrjetet sociale, emigranti nga Anglia arrestohet në Tiranë

schedule13:17 - 21 Gusht, 2022

schedule 13:17 - 21 Gusht, 2022

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka publikuar në rrjetet sociale video intime të një 26-vjeçareje, të cilën e përndiqte dhe e kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme.

Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i 34-vjeçarit është bërë pasi e reja ka kallëzuar në polici se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.

Mësohet se i arrestuari është emigrant dhe se jeton mes Fierit dhe Britanisë.



Njoftimi i policisë

I kishte publikuar video intime në rrjete sociale një shtetaseje, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, vihet në pranga 34-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një 26 vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

– V. G., 34 vjeç, banues në Fier dhe në Angli.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi V. G. i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!