Ardi Veliu paditet për videon në Kuvend, i kërkohet 1 milion lekë

schedule12:28 - 3 Qershor, 2020

schedule 12:28 - 3 Qershor, 2020

Paditet Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ashtu siç edhe e paralajmëroi në ABC News gjatë një interviste, Znj. Zaida Çobo  ka vendosur të ngrejë padi ndaj Drejtorit të Policisë Ardi Veliu.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, Çobo i është drejtuar Gjykatës së Tiranës nga e cila kërkon dëmshpërblim moral dhe monetar i shkaktuar sipas saj nga publikimi i videos nga ana e Veliut në Komisionin e Sigurisë.

LEXO edhe: “15 vjeçari vinte nga familje problematike”: Pamjet e nxjerra nga Veliu ishin nga një film

Çobo pretendon nga Veliu dëmshpërblimin prej 1 milion lekësh dhe publikimin e vendimit të Gjykatës në të gjithë mediat në vend.

Abcnews.al ka siguruar padinë civile ndaj Drejtorit Ardi Veliu.

“Detyrimin e palës së paditur për të shpërblyer dëmin jo pasuror të shkaktuar paditëses nga cenimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milion lek. Detyrimin e palës së paditur të publikojë vendimin  e gjykatës në të gjithë mediat në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në objektin e padisë ngritur ndaj Veliut.

Sipas Cobos, pamjet e saj me pistoletë në dorë janë publikuar në rrjetin e saj social Facebook gjatë xhirimeve të një filmi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!