Publikoi skandalin e të dhënave, Bushati në SPAK: Nuk kam besim se do të zbardhet

schedule19:21 - 16 Prill, 2021

schedule 19:21 - 16 Prill, 2021

SPAK ka regjistruar hetimin për nxjerrjen e të dhënave personale në listën e votuesve të partisë socialiste, ndërsa si persona që kanë dijeni u pyetën gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.

Administratorët e portalit Lapsi.al, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati ishin personat e parë që u pyetën nga prokurorët në lidhje me hetimin që ka nisur për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve në databazën e votuesve të partisë socialiste.

Bushati dhe Shkullaku u pyetën në cilësinë e personit që kanë dijeni për ngjarjen dhe drejtues të portalit që publikoi të dhënat e para si gjurmohen votuesit me patronazhistë. Sipas gazetarit Andi Bushati, prokuroria e posaçme nuk do ti shkojë deri në fund këtij hetimi, pasi  rezultojnë të përfshirë njerëz me pushtet.

SPAK mësohet se pas verifikimit ka regjistruar hetimin kryesisht që po udhëhiqet nga prokurorja Enkeleda Millonai ndërsa për verifikime të databazës ka kërkuar edhe asistencën e ekspertëve të teknologjisë së informacionit.

SPAK mësohet se i është drejtuar edhe autoritetit të komunikimeve elektronike dhe postare duke i kërkuar mbylljen e databases, por sipas informacioneve për sa kohë ajo nuk ka një server online, mbyllja e aksesit është e pamundur. Verifikimi ka nisur pas publikimit në mediat online, ku të dhënat personale të qytetarëve jane përdorur për qëllime politike nga partia socialiste./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!